Maqedoni
Rritja e çmimeve të naftës kërcënon disa sektorë, ekspertët kërkojnë reagim të shpejtë qeveritar
21.03.2026 13:18
Situata aktuale me çmimet e derivateve të naftës kërkon reagim të shpejtë...

Situata aktuale me çmimet e derivateve të naftës kërkon reagim të shpejtë dhe të organizuar nga institucionet shtetërore, theksojnë analistë të çështjeve ekonomike për TVM2. Sipas Profesorit Universitar Abil Baushi, efektet e kësaj krize mund të prekin sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.
Ai poashtu ka kritikuar edhe furnizuesit e naftës që krijuan kaos nëpër pika karburanti, sepse sipas ligjit, ato janë të detyruar të mbanin rezerva të mjaftueshme.
“Kemi një moment të ri global, një moment në të cilën kemi rritje të çmimeve të derivative të naftës, dhe tash lind pyetja se cilët sektor mund të preken. Në fillim si çdoher sektori i transportit është ai i cili preket i pari, dhe pastaj pas sektorit të transportit vinë sektoret tjera prej te sektori i ndërtimtarisë e deri tek sektori i prodhimtarisë së ushqimit. Tek ne akoma është ajo vala e spekulimeve, dhe këtu duhet të merren masat qeveritare shumë më shpejt, dhe pikërishtë tek këto produkte, sa shpejt mund të rriten këto produkte elementare. Pra këtu duhet në mënyrë sistematike të vihen masat. Poashtu kemi edhe një moment tjetër, kur në bazë të akcizave dhe të TVSH-së, kemi rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, dhe ku do të transferohen këto të holla”, deklaroi profesori universitar Abil Baush.
Ndërsa, kryetar i OEMVP-së, Nuhi Aliu për TVM2 ka theksuar se Qeveria ka në dispozicion uljen e akcizave dhe TVSH-së, si dhe rezervat shtetërore të derivateve, por sqaroi se ngrirja e çmimeve nuk është e realizueshme, pasi vendi mbështetet tërësisht në import.
“Çdo Qeveri e çdo shteti duhet t’i gjejnë metodat e tyre me të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë që së paku çmimi i naftës të mos vazhdon me këtë rritje, pra Qeveria i ka instrumentet e veta në duar me të cilat mund të ndikon në stabilizimin e çmimeve të tregut. Por njëkohësishtë edhe TVSH-ja nëse ulet, edhe ajo mund të ndikojw në stabilizimin e çmimeve në treg, në mënyrë që ekonomia të mund të vazhdoje, dhe të mos vimë në një situatë kur do të kemi kufizime të veprimtarive, por kanë edhe rezervat shtetërore të derivateve”, u shpreh kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu.
Analistët dhe ekspertët e çështjeve poashtu kanë kritikuar vendimin e Komisionit Regullativ për Energjetik, që të mund të ndikon vetëm një herë në javë tek çmimet e karburantëve. Sipas tyre çmimet në tregjet ndërkombëtare ndryshojnë çdo ditë dhe një korrigjim javor nuk i pasqyron realitetet e tregut.
Por, ekspert të çështjeve paralajmërojnë se nëse ky trend i rritjeve do të vazhdoj ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të jenë të parat që do të goditen deri në mbyllje, sepse të njëjtat nuk kanë kapacitet të punojnë me humbje.
FITIM KRYEZIU
