Maqedoni
Shënohet 21 marsi, dita botërore e Sindromës Down, punësimi dhe mbështetja finasiare sfida më e madhe
21.03.2026 14:48
21 marsi shënon Ditën Botërore të Sindromës Down...

21 marsi shënon Ditën Botërore të Sindromës Down, një ditë që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit global për këtë gjendje dhe promovimin e barazisë, përfshirjes dhe respektit për të gjithë.
Si kudo në botë, edhe tek ne, kjo ditë vë në pah praninë e kopjes së tretë të kromozomit 21, e cila shkakton sindromën Down.Me këtë rast, mesazhi “Bëhu shkak i lumturisë së dikujt, bëj dikë të lumtur sot”, ishte një nga porositë që sot u përcollën nga kryeqyteti nga organizatat joqeveritare, prindërit dhe fëmijët.
Ata theksuan se sfida më e madhe ende mbetet gjetja e njëpunësimi të përshtatshëm dhe sigurimii një ndihme më të madhe financiare nga shteti për fëmijët me sindromën Down.
“Sfidat që i kemi pasur në të kaluarën tani më janë tejkaluar, si për shembull përfshirja në çerdhe dhe shkolla, ku janë siguruar asistentë për fëmijët në arsimin fillor dhe të mesëm. Edhe pse diku ka mungesë të numrit më të madh të asistentëve, kjo zgjidhet gradualisht.Sfida më e madhe për momentin është çfarë do të ndodhë me fëmijët që kanë përfunduar arsimin dhe që kanë mbushur 18 vjeç. Ata qëndrojnë të rin në shtëpi, pasi gjetja e një pune për ta, është shumë e vështirë. Për këtë arsye, themi se sfida më e madhe për prindërit është se nuk mund të gjejnë vend të përshtatshëm për punësim, e nga ana tjetër nuk ka as një qendër ditore apo rinore ku mund t’i dërgojnë fëmijët”, deklaroi kryetarja e OJQ-së “Shtëpi për gëzim” Suzana Stojanovska.
“Në jetën e përditshme ne e kemi shumë të vështirë të përballojmë situatat, sepse nuk ka asnjë program që të mbështesë fëmijët pas moshës 18 vjeç. Këta fëmijë nuk kanë institucione ku të kujdesen për ta. Pas moshës 26 vjeç, ata përpiqen të përfitojnë një përkujdesje në vlerë prej 5 mijë denarësh, ndërsa askush nuk pyet se si do të jetojnë ata fëmijë me këto 5 mijë denarë. Të gjithë e dimë që për të marrë një pension invalidor është edhe më e vështirë”, u shpreh prindi Suzana Boshkovska.
Prindërit dhe OJQ-të shpresojnë që autoritetet e vendit tonë do t’i përkushtohen më shumë, do të tregojnë kujdes të shtuar dhe do t’i kenë parasysh kërkesat e tyre, përmes të cilave do të përmirësohet gjendja dhe jeta e këtyre fëmijëve në të ardhmen. Ky angazhim është i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më përfshirëse për të gjithë.
REXHEP QAMILI
