Botë
Kriza e naftës në botë, Serbia nxjerr në treg rezervat e naftës
21.03.2026 16:19
Serbia po negocion me kompanitë e naftës për të gjetur mënyrën...

Serbia po negocion me kompanitë e naftës për të gjetur mënyrën më të mirë dhe çmimet më të mira me të cilat do t’u ofrojë 40.000 tonë naftë nga rezervat shtetërore.
Kjo sasi është rreth 15 përqind e naftës nga rezervat shtetërore të Serbisë, që shtet i kavendosur ta nxjerrë në treg për shkak të situatës aktuale me energjinë në botë.
“Absolutisht mund të vazhdojnë të importojnë me çmim të lartë, të marrin nga rezervat tona të detyrueshme me çmim të ulët dhe pastaj, në kombinim të këtyre dy masave, të vazhdojnë të furnizojnë tregun pa asnjë mungesë”,ka deklaruar ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq për televizonin Pink, duke shtuar se Serbia ka rezerva të mjaftueshme.
Ajo tha se nuk ka nevojë për panik nga qytetarët dhe që ata të mbajnë rezerva të naftës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 20 mars se shteti i tij do të ulet akcizat mbi derivatet e naftës për 40 përqind, për të parandaluarr ritjen e çmimeve të karburantit në pompa.
