Botë

Shqipëri, Rama: Do të ul për 20% akcizën për naftën

21.03.2026 16:42

Qeveria shqiptare do të ul për 20% akcizën për naftën...

Qeveria shqiptare do të ul për 20% akcizën për naftën, sa herë  që nafta do kalojë 220 lekë për liter. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se, për të përballuarr ritjen e çmimit të naftës, është vendosur të merret një masë duke ndërhyrë në akcizë.
 
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, kryesocialisti tha se saherë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulin me 20% akcizën.
 
“Për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikojmë impakt në të tjera çmime, por fatmirësisht jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd”,tha Rama.