Maqedoni
21 Marsi – Dita Botërore e Pyjeve, sëshpejti debat publik për mbrojtjen e natyrës
21.03.2026 17:05
Gjatë muajit të ardhshëm do të fillojë debati publik për Ligjin e ri për mbrojtjen e natyrës...

Gjatë muajit të ardhshëm do të fillojë debati publik për Ligjin e ri për mbrojtjen e natyrës, njoftoi vetë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, me rastin e 21 Marsit – Ditës Botërore të Pyjeve.
Me këtë rregullore ligjore pretendohet të përmirësohet mbrojtja e ekosistemeve natyrore, veçanërisht ruajtja e zonave pyjore.
Nga Ministria u bë thirrje që institucionet, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile të angazhohen në këtë proces konsultimi.
Përfshirja e gjerë shihet si thelbësore për krijimin e një ligji funksional dhe gjithëpërfshirës, i cili do të adresojë në mënyrë efektive sfidat aktuale të mjedisit dhe do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen.
