Maqedoni

Rritet numri i fëmijëve mbipeshë, Ahmeti: Të parandalohet që në simptomet e para

22.03.2026 14:07

Rreth 60 përqind e popullatës në vend vujanë nga mbipesha...

Mjeku Irfan Ahmeti theksoi se ka shumë faktorë që shkaktojnë mbipeshën siç janë faktori gjenetik, mënyra jo e shëndetshme e jetesës si dhe pasiviteti fizik.
 
Sipas tij është shqetësuese fakti se gjithnjë e më shumë po rritet numri i fëmijëve me mbipeshë dhe obez, andaj është e rëndësishme që të merren masa parandaluese.
 
Ahmeti thekson se përveç mjekut dhe endokrinologut për fëmijët me probleme të mbipeshës janë të rëndësishëm edhe psikologu, nutricionisti dhe ekspertët e kësaj fushe.
 
"Obeziteti është një sëmundje kronike e cila fatkeqësisht po merr përmasa pandemike si në mbarë botën ashtu edhe tek ne .Numri I perosonave  me mbipeshë dhe obez po rritet në mënyrë eksponenciale dhe mund të themi se në dyzet vitet e fundit ky numër është katërfishuar ,por ajo që është edhe më brengosëse se numri I personave obez edhe në të ardhmen do të rritet. Poashtu brengosëse është se obeziteti dhe mbipesha rritet  edhe tek popullata më e vogël pra te fëmijë dhe adoleshentët, dhe kjo është një aleram që jo vetëm ne si profesionistë por edhe gjithë sektorët e tjerë të kycemi të luftojmë që ta pareandalojmë këtë sëmundje kronike”, deklaroi Irfan Ahmeti - drejtor në endokrinologji.   
              
Endokrinologu Irfan Ahmeti thekson se obeziteti si sëmundje kronike shoqërohet me 230 komorbiditete që I shkaktojnë dëm të madh organizmit të njeriut.    
 
“Ndër sëmundjet kronike më të shpeshta të cilët janë pasojë e obezitetit janë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës sic janë sëmundje koronare e infarktit ,sëmundja cerebro-vaskulare ,poashtu nga sëmundjet metabolike më të shpeshta janë diabeti I tipit 2 ,diku 40 përqind e personave obez kanë rrezik për paraqitjen e diabetit të tipit 2 dhe sa më shumë të jetë personi të jetë obez aq më shumë aq më I lartë është rreziku për paraqitjen e diabetit .Poashtu apnea gjatë gjumit është një sëmundje e cila mund të jetë pasojë e obezitetit ,sëmundjet e nyjeve dhe osteoartikulare dhe ndër më të shpeshtat poashtu është mëlcia e yndyrosur si dhe disa lloje të kancerave në trupin e njeriut dikur 13 lloje të knacerit janë si pasojë e obezitetit”, theksoi Ahmeti. 
 
Mjeku Ahemeti poashtu thotë se Obeziteti është sëmundje multifaktoriale dhe  qasja duhet të jetë multidiciplinare dhe shpeshherë nevoja e intervenimit është në disa nivele shëndetësore me qëllim të trajtimit të hershëm dhe parandalimit të komplikacioneve.
 
Sipas tij duhet të  rritet ndërgjegja dhe niveli I vetëdijes për skëtë sëmundje kronike dhe të trajtohet sa më herët sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI