Botë

331 të mbytur nga fundosja e anijes në Kinë

06.06.2015 15:21

Ka arritur në 331 numri i të vdekurve, nga anija e fundosur në lumin Yangze të Kinës...

Ekipet e kërkimit tashmë po mundohen të nxjerrin trupa të tjerë nga anija e cila u fundos pasi u godit nga një ciklon.
 
Nga fundosja e kësaj anjije vetëm 14 persona kanë shpëtuar. Ndërkaq, edhe rreth 100 trupa, shumica prej tyre e persona të moshuar, nuk janë gjetur akoma.
 
Kjo është tragjedia ujore më e madhe e Kinës që 70 vjet. Autoritetet fajësojnë lundrimin e anijes në kohën kur një ciklon i fuqishëm kishte goditur atë zonë. Ndërkaq, kapiteni dhe krye-inxhinieri i anjijes janë arrestuar.
 
Familjarët e viktimave kanë pyetur se nëse anija do të duhej të lejohej që të dilte në lundrim, pas shumë vërejtjeve se moti është i përkeqësuar.
 
Ekipet e shpëtimit kanë lidhur trupin e anijes më zhinxir dhe po mundohen që ngadalë ta nxjerrin atë në sipërfaqe./evropaelire