Maqedoni
Masat për karburantet, Filipçe: Të vonuara dhe nuk ulin çmimet
22.03.2026 17:17
Kreu i opozitës, Venko Filipçe, ka kritikuar masën e Qeverisë për uljen e TVSH-së...

Kreu i opozitës, Venko Filipçe, ka kritikuar masën e Qeverisë për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të pamjaftueshme për të ndikuar realisht në uljen e çmimeve.
Ai gjithashtu propozoi një paketë masash që përfshin: uljen e TVSH-së për karburantet në 5%, uljen e akcizës për 4 denarë për litër, TVSH 0% për produktet bazë ushqimore dhe përgjysmimin e çmimeve të taksave rrugore.
“Cmimet e karburanteve janë rritur për tre javë. Fillimisht dizeli u shtrenjtua për 14 denarë, më pas edhe 7 denarë duke shënuar shtrenjtim për 21 denarë. Nesër pritet shtrenjtim I ri I cmimeve të karburantit. Marrë parasysh këtë ulje të TVSH-së, qytetarët nuk do të shohin ulje reale të cmimit të karburanteve që do të paguajnë në pikat e shitjes por pritet që karburanti të shtrenjtohet për 4 deri në 6 denarë konformë përllogaritjes së re të cmimit”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
