Irani vendos 6 kushte për SHBA: Për përfundimin e luftës duam edhe dëmshpërblime
Teherani ka shpallur 6 kërkesa të ashpra për t’i dhënë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara...

Teherani ka shpallur 6 kërkesa të ashpra për t’i dhënë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë dëmshpërblime financiare, mbylljen e bazave amerikane në rajon dhe një regjim të ri juridik për Ngushticën e Hormuzit.
Kushtet, shumë të ashpra dhe vështirë të pranueshme nga Shtetet e Bashkuara, janë si më poshtë:
Kushti 1 -Garancia që konflikti të mos përsëritet.
Kushti 2 -Mbyllja e bazave ushtarake amerikane në rajon.
Kushti 3 -Pagesa e një dëmshpërblimi ndaj Iranit.
Kushti 4 -Përfundimi i luftës kundër të gjitha grupeve rajonale të lidhura me Iranin, si Hezbollah.
Kushti 5 -Zbatimi i një regjimi të ri juridik për Ngushticën e Hormuzit;
Kushti 6 -Ndjekja penale dhe ekstradimi i operatorëve të mediave anti-iraniane.
Kushti 5 është një prej pikave më kyçe të momentit, situata e ngushticës së Hormuzit.
Trump ka kërcënuar se do të bombardojë centralet elektrike iraniane nëse brenda 48 orëve regjimi nuk hap kalimin. Por Teherani është përgjigjur se Hormuzi mbetet i hapur për gjithë lundrimin, përveçse për anijet “e lidhura me armiqtë e Iranit”.
Kërcënimi i sulmeve iraniane ka mbajtur shumicën e anijeve larg kalimit, përmes të cilit kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, duke rrezikuar një tronditje energjetike globale.
