Rajon
Protesta e PD-së, 15 të arrestuar
23.03.2026 11:15
Policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona të cilët hodhën molotovë dhe goditën efektivët gjatë protestës së dhunshme të PD-së...

Policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona të cilët hodhën molotovë dhe goditën efektivët gjatë protestës së dhunshme të PD-së. 9 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
Ndërkaq, 6 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë protestës dhe morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga hedhjet e molotovëve janë shkaktuar dëmtime në godinat përkatëse, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur 1 automjet policie.
Gjithashtu, procedimi penal nisi edhe për deputetin demokrat, Klevis Balliu për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
