Maqedoni
Arrijnë ndihma nga Struga dhe Brukseli
06.06.2015 15:36
Katër javë pas konfliktiti të armatosur, në Lagjen e trimave në Kumanovë vazhdojnë të arrijnë vizitorë të shumtë...

Katër javë pas konfliktiti të armatosur, në Lagjen e trimave në Kumanovë vazhdojnë të arrijnë vizitorë të shumtë, por edhe aktivistë shoqatash nga vise të ndryshme në vend dhe diaspora.
Gjatë ditës së sotme në shtabin e emergjencës takuam një delegacion nga Struga të cilat kishin sjellur ndihma financiare për banorët e lagjes.
Lagjen sot e vizituan edhe të rinjët nga shoqata “ Shpresa e re” nga Brukseli, të cilët sollën ndihmat financiare të grumbulluara nga mërgata shqiptare në Belgjikë.
Ndërkohë në lagje po bëhen përpjekje maksimale për normalizimin e jetës.
Komisioni për vlerësimin e dëmeve është në përfundim të këtij aktiviteti. Deri të hënën nga ky komision theksojnë se pritet të përfundojë edhe vlerësimi i dëmeve të grupit të tretë me çka pritet të rrumbullakësohet i tërë procesi.
NEXHAT AQIFI
