Ekonomi
Tërheqje publike, subvencionimi i kolektorëve diellore
06.06.2015 15:41
Përmes tërheqjes publike të organizuar nga ministria e ekonomisë, sot një pjesë e personave të cilët kanë instaluar kolektorët termal diellorë...

Përmes tërheqjes publike të organizuar nga ministria e ekonomisë, sot një pjesë e personave të cilët kanë instaluar kolektorët termal diellorë, patën fatin që të subvencionohen apo të ndihmohen me 30% të shpenzimeve të bëra për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellorë në shtëpitë e tyre.
Ministri I ekonomisë Bekim Neziri theksoi se për shfrytëzimin e këtyre subvencioneve kanë aplikuar 2400 qytetarë, ndërsa prej buxhetit shtetëror janë paraparë të ndahen 6 miljon denarë për subvencione.
“Duke pasë parasysh aplikim e qytetarëve të R.M për realizimin e të drejtës për shfrytezimin e subvencioneve ose ndihmesës në vendimin e kolektorëve termal solar, ne sot jemi për ti tërhequr ata të cilët do të kenë fat. Kemi të paraparë 6 miljon denar mjetesh, mvarësisht prej projekteve të cilët kanë aplikuar shuma e cila ne e subvencionojmë është jo më tepër se 300 euro, ose jo më tepër se 30% nga projekti i cili aplikohet”, shprehet ministri i ekonomisë Bekim Neziri.
Sipas ministrit Bekim Neziri projekti për instalimin e kolekorëve diellorë është shumë me rëndësi, pasi që çdo qytetarë i cili do të shfrytëzojë kesi lloj kolektorësh termal diellor do të ketë ulje të shpenzimeve diku prej 1500 deri në 2000 denar.
ERSAN PAJAZITI
