Ekonomi

KRrE, rritet çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë

23.03.2026 16:02

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendimin e ri për çmimet maksimale të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar vendimin e ri për çmimet maksimale të derivateve të naftës, me TVSh të reduktuar në 10%, në përputhje me vendimin e Qeverisë për uljen e TVSh-së nga 18 në 10%.
 
Sipas vendimit të KRrE-së, çmimi i naftës rritet për 3.5 denarë, ndërsa për vajin ekstra i lehtë rritet për 2.5 denarë për litër. Eurodizeli do të shitet për 95.50 denarë për litër apo plus 3.50 denarë. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet 92 denarë për litër. Çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara edhe atë Eurosuper BS-95 do të vazhdojë të shitet për 86.50 denarë për litër dhe Eurosuper BS-98: 88.50 denarë për litër. 
 
Sipas përllogaritjeve, nëse TVSh-ja do të ishte 18%, çmimet do të ishin dukshëm më të larta: benzina plus 6.50 denarë për litër, dizeli plus 10.50 denarë për litër, ndërsa vajrat dhe mazuti do të arrinin deri në 99.00 denarë për litër dhe 51.073 denarë kilogrami. Nga Komisioni Rregullator theksojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale dhe tregtarët mund t’i ofrojnë edhe më lirë.
 
SANIJE DURAKI