Zaev me 10 qershorë do të udhëtojë në Bruksel, Han e bindi atë në një bisedë telefonike
Me anë të një kumtese të Komisionit Evropian, njoftohet se në bisedën telefonike Han-Zaev është sqaruar çështjen e ngritur lidhur me dialogun ndërpartiak...

Me anë të një kumtese të Komisionit Evropian, njoftohet se në bisedën telefonike Han-Zaev është sqaruar çështjen e ngritur lidhur me dialogun ndërpartiak, të cilin e lehtëson BE-ja, e sipas marrëveshjes së arritur në Shkup më 2 qershor.
"Komesari konfirmoi se tërësisht dhe padyshim e mbështet vlerësimin e OSBE/ODIHR-së për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në IRJ të Maqedonisë në vitin 2014. Ai i përsëriti vërejtet e ODHIR-së se zgjedhjet janë zbatuar në mënyrë efikase, por se ka pasur një numër të madh problemesh serioze, posaçërisht lidhur me ndarjen joadekuate mes aktiviteteve partiake dhe shtetërore, akuzat për kërcënimin e votueseve dhe qasjen e mediave në dobi të partive në pushtet, Komisioni Evropian, gjithashtu, rregullisht shpreh shqetësim lidhur me saktësinë e listave zgjedhore. Të gjithë këto çështje duhet të zgjidhjen urgjentisht në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias", thuhet në kumtesën e KE-së.
Në reagimin e Brukselit, poashtu thuhet se Komisioni Evropian disa herë e përsëriti nevojën që të hetohen të gjitha keqpërdorimet potenciale të cilat dalin nga përgjimi, përfshirë edhe ato lidhur me mashtrimin zgjedhor.
"Komesari u bën thirrje të gjithë liderëve partiak t'i respektojnë obligimet e ndërmarra më 2 qershor për tejkalimin e krizës aktuale dhe t'i vazhdojë bisedat që të gjendet marrëveshje e shpejtë dhe e përhershme me të cilën duhet të zgjidhet brengosja legjitime lidhur me sundimin e së drejtës dhe të kthehet besimi i opinionit në institucionet e vendit. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit", thuhet në kumtesën e Eurokomsionin.
Edhe LSDM ka dalë me qëndrim se më 10 qershor ka shanse që Zaev të udhëtoj për në bruksel pasi komisari e ka siguruar kryetarin e opozitës se do të bisedohet për qeveri teknike.
“Me rëndësi të veçantë është që Komisioni Evropian pohoi se me 10 qershor në Bruksel do të merret vendim për organizimin e një Qeverie e cila do t’i përgatitë zgjedhjet. Qëndrimet e tilla të eurokomesarit Han dhe Komisionit Evropian hapin mundësinë për mbajtjen e një takimi të paraparë për 10 qershor në Bruksel”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Deri te paralajmërimi I liderit të LSDM-së për mospjesmarrje në takimin e 10 qershorit erdhi pas një deklarate te eurokomisionerit Hahn, se zgjedhjet e kaluara janë vlerësuar si korrekte nga OSBE.
Zaev ka thënë se qëndrimi i tillë i euro-komisarit është tendencioz, pasi bisedat e përgjuara konfirmojnë se proceset e fundit zgjedhore kanë qenë të manipuluara.
RINA TURKESHI-SAHITI
