Maqedoni

Regjistri shtetëror, BDI: Nga 40 avancime, asnjë shqiptar

23.03.2026 17:10

BDI ka reaguar në lidhje me avancimet në Regjistrin Qendror....

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me avancimet në Regjistrin Qendror, ku sipas kësaj partie nga 40 avancimet që janë bërë së fundmi nuk është përfshirë asnjë shqiptar.
 
“Në një institucion publik ku janë realizuar 40 avancime, fakti që asnjë shqiptar nuk është avancuar tregon qartë se përfaqësimi nuk është më standard, por është bërë përjashtim. VLEN-i, si pjesë e Qeverisë, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë gjendje. Ndërkohë që të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen, ata kanë zgjedhur të heshtin. BDI kërkon sqarim të menjëhershëm për kriteret dhe procedurat e këtyre avancimeve, si dhe marrjen e masave konkrete për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Shqiptarët nuk mund të trajtohen si të padukshëm në institucionet e këtij shteti.”, thuhet në reagimin e BDI-së.