Mucunski komenton deklaratën e Trumpit, çon drejt deeskalimit në Lindjen e Mesme

23.03.2026 18:06

Shefi i diplomacisë së vendit, Timço Mucuski, vlerëson se deklarata e fundit e presidentit...

Shefi i diplomacisë së vendit, Timço Mucuski, vlerëson se deklarata e fundit e presidentit amerikan Donald Trump, çon drejt deeskalimit të situatës në Lindjen e Mesme, dhe, si rrjedhojë, do të vijë edhe deri te stabilizimi i çmimeve të derivateve të naftës.
 
“Pamë deklaratë të presidentit Tramp, respektivisht status publik, ku shihet se po merren masa në periudhën e ardhme për deeskalimin në kofliktin e Lindjes së Mesme. Presim menjëherë të ketë ndikim pozitiv në trendet globale, që lidhen me derivatet e naftës. Pozicionet tona në raport me gjendjen në atë rajon janë të njohura publikisht. Atë që do të thoja është se, ne, shpesh edhe në formatin NATO ku jemi anëtare fuqiplote, flasim për rreziqet nga aspekti i sigurisë që janë në rajonin tonë në disa vende, dhe, jemi një nga vendet që sjellë stabilitet dhe dëshiron të jetë eksportues i stabilitetit në kontekst rajonal”, deklaroi shefi i diplomacisë së vendit, Timço Mucuski.
 
Mucunski në Bruksel: Eurointegrimi dhe reformat, në fokus të takimeve 
 
Këtë prononcim ministri Mucunski e bëri nga Brukseli, ku në takimin me Komisioneren për zgjerim, Marta Kos, ka riafirmuar përkushtimin e qeverisë ndaj rrugës evropiane.  Janë diskutuar edhe çështje tjera aktuale nga bashkëpunimi sektorial me Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në integrimin ekonomik dhe ndërlidhjen rajonale. 
 
“Kemi sfidë me Bullgarinë për të cilën duhet të punojmë, të gjejmë zgjidhje, por, në mënyrë dinjitoze në suaza të hapave që ka ndërmarrë qeveria. Në të njëjtën kohë po punohet për një sërë masa tjerash, Plani aksionar për pakica dhe në pjesën e reformave në gjyqësor, Administratë publike dhe në të gjitha formatet diskutuam konkretisht për këto çështje… Shohim kënaqësi në pjesën e implementimit të masave që janë pjesë e Agjendës reformuese, që është kruciale për Planin e rritjes, veçanërisht në muajt e fundit përsëris atë që e dëgjojmë si “feedback” nga Brukseli”, theksoi Mucuski. 
 
Sa i përket çështjes për ndryshimet kushtetuese, shefi i diplomacisë Mucunski tha se kanë qenë temë diskutimi, por, ashtu si edhe kryeministri Hristijan Mickoski, preferojnë të jenë më të përmbajtur në prononcime, në këtë periudhë kur në Bullgarinë fqinje zhvillohet fushata parazgjedhore, për të mos u bërë pjesë e fushatës. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU