Parashikimi i motit
24.03.2026 08:15
Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 16 gradë celsius.
Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm.
