Botë

Kërcënim me bombë në një aeroplan të "Turkish erlajns" në linjën Stamboll-Nju-Jork

06.06.2015 15:51

Një fletë me mesazh për prani të një bombe sot është zbuluar në toaletin e aeroplanit për udhëtarë të linjës nacionale turke "Turkish erlajns"...

Një fletë me mesazh për prani të një bombe sot është zbuluar në toaletin e aeroplanit për udhëtarë të linjës nacionale turke "Turkish erlajns" që është dashur të fluturojë nga Stambolli për në Nju-Jork.
 
Fleta është zbuluar pasi që të gjithë udhëtarët kanë hypur në aeroplanin  e transportuesit dhe janë kryer verifikimet e fundit para fluturimit të "Boing" 77, me 283 udhëtarë, nga aeroporti ndërkombëtar "Ataturk".
 
Të gjithë udhëtarët janë detyruar të zbresin nga aeroplani.
 
Aeroplani është dërguar në një vend të sigurt të aeroportit, ku ekipet e policisë kanë filluar ta kontrollojnë për praninë e ndonjë bombe, transmeton agjencia Dogan./mia