Konkurs për zgjedhjen e Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit të RTM-së

24.03.2026 09:15

Shpallet Konkurs për zgjedhjen e Drejtorit të RTM-së dhe Zëvendësdrejtorit të RTM-së...

   RADIO TELEVIZIONI I MAQEDONISË

Në bazë të nenit 130 paragrafi 6 dhe 7 të Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 184/2013, 13/2014, 44/2014, 101/2014, 132/2014, 142/2016, 132/2017, 247/18, 27/19 dhe Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.42/20, 77/21, 154/23, 55/24, 193/24 dhe 247/25), si dhe nenit 62 të Statusit të NPR RTM-së me nr.01-1414/2 më datë 05.03.2026, Këshilli Programor i RTM-së shpall

 

KONKURS PUBLIK

 

për zgjedhjen e Drejtorit të RTM-së dhe

Zëvendësdrejtorit të RTM-së

 

Shpallet Konkurs për zgjedhjen e Drejtorit të RTM-së dhe Zëvendësdrejtorit të RTM-së, sipas procedurës dhe kushteve të caktuara me Ligjin e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Statutin e NPR RTM-së.

 

  1. Drejtori dhe Zëvendësdrejtori zgjedhen për një periudhë trevjeçare me mundësi të rizgjedhjes.

 

  1. Kandidatët që do të aplikojnë duhet t'i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  • të kenë arsim të lartë;
  • të parashtrojnë Program për punë të RTM-së për një periudhë trevjeçare;
  • të kenë të paktën tetë vjet përvojë pune në fushën e komunikimit, gazetarisë, TI-së, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë,
  • të kenë të paktën katër vjet përvojë në menaxhimin e një organizate.

 

  1. Kandidatët në konkursin publik së bashku me aplikimin e tyre duhet të parashtrojnë:
  • Program për punë të RTM-së për një periudhë trevjeçare;
  • Diplomë për përfundim të arsimit të lartë;
  • Biografi të shkurtër (CV);
  • Vërtetim me të paktën tetë vjet përvojë në fushën e komunikimit, gazetarisë, TI-së, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë,
  • Vërtetim përvoje në menaxhimin e një organizate për të paktën katër vjet.

 

  1. Kandidatët në Konkursin Publik, së bashku me aplikimin, duhet t'i bashkëngjisin provat përkatëse të përmbushjes së kushteve në një zarf të veçantë (Zarfi 1), në të cilin do ta shënojnë kodin e zgjedhur prej kandidatit.

Programi i punës për periudhën e mandatit për të cilën bëhet aplikimi dorëzohet në një zarf të veçantë (Zarfi 2), të shënuar me të njëjtin kod dhe me shënimin Programi, pa të dhëna të tjera që do të mundësonin identifikimin e kandidatit.

Të dy zarfet vendosen në një zarf të jashtëm (formati A3), me shënimin: “Për konkursin e zgjedhjes së Drejtorit të RTM-së, përkatësisht “Për konkursin e zgjedhjes së Zëvendësdrejtorit të RTM-së”.

 

  1. Kandidatët në konkursin publik, së bashku me dokumentet në pikën IV, duhet të paraqesin edhe: Deklaratë të noterizuar, nën përgjegjësi morale, penale dhe materiale, se nëse zgjedhen Drejtor ose Zëvendësdrejtor i RTM-së, do të veprojnë në përputhje me nenin 30 të Statutit të RTM-së, d.m.th. do të heqin dorë nga pronësia, bashkëpronësia, menaxhimi ose konsultimi te subjektet juridike të mediave, marketingut, marrëdhënieve me publikun ose prodhimit, nga çdo interes financiar i drejtpërdrejtë ose i tërthortë te subjektet juridike që kanë marrëdhënie kontraktuale me RTM-në, si dhe nga kryerja e çdo funksioni tjetër publik ose privat të papajtueshëm me pavarësinë e shërbimit publik të radiodifuzionit, dhe se pajtohen që ta kompensojnë çdo dëm që mund të shkaktohet nga mosrespektimi i deklaratës së dhënë.

 

  1. Gjatë shqyrtimit të aplikimeve, do të shqyrtohen vetëm aplikimet e plota dhe në kohë me dokumente të dorëzuara në origjinal ose në kopje të vërtetuar nga noteri.

 

  1. Mospërzgjidhja e një kandidati për një pozicion në Konkursin Publik nuk e vë në dyshim ligjshmërinë dhe legjitimitetin e përzgjedhjes për një pozicion tjetër.

 

  1. Konkursi zgjat 15 ditë pune dhe shpallet në programet e RTM-së, faqen e internetit të RTM-së, si dhe në të paktën dy gazeta ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njëra prej të cilave është në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën që flasin të paktën 20% e qytetarëve që flasin gjuhë tjetër përveç gjuhës maqedonase.

 

Aplikimi dhe programi i punës dorëzohen në zarfe me shënimin: "Për konkursin e zgjedhjes së Drejtorit të RTM-së" ose "Për konkursin e zgjedhjes së Zëvendësdrejtorit të RTM-së".

Në adresën e mëposhtme:

Radio dhe Televizioni i Maqedonisë

Bulevardi "Goce Delçev" nr. 18, Shkup

Për informacione shtesë, kandidatët e interesuar mund të telefonojnë në numrin e telefonit: 070/444-970