Maqedoni

Qeveria shpall gjendje krize, nis kontrolli i pikave të karburantit

24.03.2026 11:36

Nga sot deri më 6 prill 2026 do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 për qind...

Nga sot deri më 6 prill 2026 do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 për qind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike.
 
Në përputhje me Vendimin e Qeverisë për përcaktimin e llojit të mallrave dhe periudhën kohore për zbatimin e normës preferenciale tatimore, të miratuar në një seancë të jashtëzakonshme qeveritare të mbajtur dje, nga sot deri më 6 prill 2026, do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 për qind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftojnë nga DAP.
 
“DAP informon se të gjithë tatimpaguesit që kryejnë tregti me pakicë të karburanteve motorike dhe lubrifikantëve në dyqane të specializuara janë të detyruar të zbatojnë me kohë listën tarifore nga vendimi, pra të përshtatin sistemet fiskale, listat e çmimeve dhe faturimin, me qëllim që të llogarisin, regjistrojnë dhe shfaqin saktë normën preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh) prej 10 për qind.”, thuhet në deklaratën e DAP-it.
 
Drejtoria e të Ardhurave Publike do të kryejë kontrolle të përforcuara me qëllim sigurimin e përputhshmërisë së plotë dhe do të merren masa të përshtatshme ligjore për çdo parregullsi.