Ekonomi

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

24.03.2026 11:45

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%....

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat më të fundit mbi ekonominë globale dhe vendase, si dhe zhvillimet në tregjet financiare, në kontekstin e politikës monetare.

Vendimi për normën e interesit merret në kushte të rritjes së pasigurisë globale për shkak të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, i cili tashmë po ndikon në çmimet e energjisë dhe furnizimet me naftë, theksoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllavevski.