Botë
Izrael: Vijojnë sulmet ndaj Iranit e Hezbollahut
24.03.2026 12:02
Ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp shprehet optimist për një përfundim të afërt të luftës...

Ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp shprehet optimist për një përfundim të afërt të luftës, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake në rajon.
Netanjahu bëri të ditur se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë si në Iran ashtu edhe në Liban, duke theksuar se operacionet synojnë dobësimin e kapaciteteve strategjike të kundërshtarëve.
“Ne po shkatërrojmë programin e raketave dhe programin bërthamor, dhe vazhdojmë t’i japim goditje të rënda Hezbollahut.”, deklaroi ai.
Megjithatë, Truampi ka lënë të kuptohet se ekziston një “shans shumë i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan ka udhëzuar ushtrinë e ShBA-së të shtyjë të gjitha sulmet ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane.
