Maqedoni
Klinika e Syve me ekspertët e huaj kryen 16 transplantime të kornesë së syrit
24.03.2026 14:14
Aliu vizitoi sot Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit me rastin e 16 transplantimeve të kornesë së syrit të kryera me sukses...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vizitoi sot Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit me rastin e 16 transplantimeve të kornesë së syrit të kryera me sukses, në bashkëpunim me një ekip ekspertësh nga Amerika. Sipas ministrit, është e rëndësishme që teknikat moderne po kryhen për herë të parë në oftalmologji në vendin tonë.
“Prej sot qytetarët tanë kanë mundësinë që të marrin shërbime shëndetësore, të cilat janë në nivel të njohur botëror, teknika të cilat janë shumë pak invasive dhe mund të ndihmojnë në zhvillimin dhe proceset të cilat ndihmojnë në tejkalimin e shëndetit tek qytetarët tanë. Ne si Ministri e Shëndetësisë japim maksimumin që transferi I të dhënave dhe kooperimi ndërmjet institucioneve si brenda në shtet, ashtu edhe jashtë, të jetë në maksimum.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministri Aliu thekson se dhurimi i organeve është një akt humaniteti që shpëton jetë dhe se pa donatorë nuk ka transplantime. Ai po ashtu thotë se po punojnë për ndryshime ligjore për dhurim të organeve.
“Ne bëjmë ndryshimin e ligjit për donim, për shkak se transplantimi nuk mund të bëhet nëse nuk kemi qytetarë të cilët do të bëjnë donimin e organeve, për këtë arsye do të mundësojmë që me ligj çdo qytetar derisa është i gjallë të japë një deklaratë nëse do të dëshirojë, pastaj t’i bëhet transplant të ndonjë organi të tij.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministri Aliu njëkohësisht përshëndeti përpjekjet dhe angazhimin e personave përgjegjës për transplantimin, koordinatoren nacionale Biljana Kuzmanovska, drejtoreshën e Klinikës së Syve, Natasha Shekerinov, si dhe ekspertët nga Amerika.
VLORA LATIFI TOPOJANI
