Maqedoni
DASH, përshëndet ndërmjetësimin e Han në Maqedoni
06.06.2015 16:32
Departamenti amerikan i Shtetit e ka përshëndetur ndërmjetësimin e suksesshme të eurokomesarit për zgjerim Johanes Han për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni...

Zëdhënësja Meri Harfi ka deklaroi se zëvendëssekreti shtetëror amerikan Entoni Bliknen, përshëndet qëndrimin e liderëve të partive në pushtet dhe opozitë të cilët e riafirmuan përkushtimin e tyre në parimet euroatlantike, ndëretnike dhe marrëdhëniet ndërfqinjsore, në pritjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, në fund të prillit të vitit të ardhëshëm.
“Zëvendëssekretari theksoi se rruga për të ecur para Maqedonia nuk do të jetë e lehtë, por se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët tanë evropianë, do të angazhohen aktivisht që të mbështetet Maqedonia në zgjidhjen e këtyre sfidave dhe përmbushjen e qëllimit për integrimin euroatlantik”, shprehet zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Meri Harfi.
Zëdhënësja Harfi këto komente i bëri duke informuar për takimin e eurokomesarit Johanes Han me zëvendës¬sekretin shtetëror amerikan Entoni Bliknen në Uashington.
RINA TURKESHI-SAHITI
