Maqedoni

Integrimi i vendit, Siljanovska Davkova nga Zagrebi: Jo standarde të dyfishta, bëjmë rrugë maratone

24.03.2026 15:29

Siljanovska Davkova nga Zagrebi kërkon që për anëtarësimin e vendit në BE të aplikohen standardet që janë aplikuar për vendet anëtare të saj....

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, nga Zagrebi kërkon që për anëtarësimin e vendit në BE të aplikohen standardet që janë aplikuar për vendet anëtare të saj dhe Unioni me këtë t’i shmanget standardeve të dyfishta dhe kërkesave që i referohen historisë, kulturës, gjuhës dhe identitetit. Rrugëtimin tonë drejt Unionit ajo e quan një maraton që s’ka baza në të drejtën evropiane. Sipas saj, procesi duhet të udhëhiqet vetëm duke u mbështetur në kushtet e Kopenhagës.
 
“Sistemi politik i BE-së, ai sistem politik “sui generis” nga prizmi i kritereve të Kopenhagës të vërtetuara në të shkuarën e vitit ’93, mund të na bëjë kompatibil me rajonin, por edhe kompatibil në kornizat evropiane, dhe me të vërtetë, me përkushtim shkuam në atë rrugë. Vetëm të shtoj. Ndoshta 20 herë kemi marrë raporte vjetore pozitive dhe rekomandime, edhe nga PE-ja edhe nga KE-ja për fillimin e bisedimeve dhe assesi të vijë deri tek bisedimet. Shpesh kërkesat tona janë më të çuditshmet: ndryshim të Kushtetutës, paramendojeni, akti i sovranitetit, ligji mbi ligjet.”, - deklaroi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Kryetari kroat Milanoviq: RMV-ja vendos vetë për rrugën e vet
 
Se vendi ka kaluar aspiratat të vështira eurintegrues thotë edhe kryetari kroat, Zoran Milanoviq, por shton se politikanët e vendit tonë duhet ta dinë faktin se çfarë rruge duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut. Sipas tij, vlerat e BE-së janë mbindërtim, ndërkaq themeli takon vetë shtetit. 
 
“Maqedonia vendos vetë se çfarë është më e mira për të dhe cilën rrugë do të zgjedhë, gjithsesi është rruga e mirëqenies, paqes dhe qetësisë së qytetarëve të Maqedonisë nga të gjitha grupet etnike. Dhe kjo e fundit, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n, është një fasadë, një lloj rinovimi energjetik, por ajo që e bën shtëpinë është brenda, muret dhe strukturat e tij. Këto janë mendimet e mia, jo këshilla.”, - theksoi kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq.
 
Milanoviqi përkujton  se vendet aspirante duhet t’i përshtaten vendimmarrjes së politikës së jashtme të Unionit, ku aplikohet vendimi i njëzëshëm me të drejtë të vetos, vlera që janë shkruar në aktet themelore të BE-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU