Maqedoni

Sllaveski: Banka Qendrore e gatshme për t’u përballur me krizën

24.03.2026 15:54

Banka Popullore është e gatshme të reagojë me të gjitha instrumentet në dispozicion për të përballuar goditjen nga kriza...

Banka Popullore është e gatshme të reagojë me të gjitha instrumentet në dispozicion për të përballuar goditjen nga kriza, e cila, sipas guvernatorit Trajko Sllaveski, është më e madhe se ajo e vitit 2021. Në një deklaratë për mediat, Sllaveski tha se rezervat valutore janë rreth 70 për qind më të larta se para pandemisë dhe kjo është e rëndësishme për stabilitetin e kursit të këmbimit.
 
“Goditja ekonomike mund të zbutet vetëm pjesërisht dhe kjo do të arrihet përmes masave të para të ndërmarra nga Qeveria. Banka Popullore ka rezerva devizore rreth 70% më të larta krahasuar me periudhën para pandemisë, çka është thelbësore për mbrojtjen e kursit valutor, në rast luhatjesh në treg.”, - deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore, Trajko Sllaveski. 
 
Sipas guvernatorit, sfidë për Qeverinë dhe Bankën Popullore është të mbahet inflacioni nën kontroll, pa rrezikuar rritjen ekonomike.
 
“Banka Popullore ndodhet, njësoj si Qeveria, përpara një detyre shumë të ndërlikuar, nga njëra anë të mos lejojë që inflacioni të dalë jashtë kontrollit duke i shfrytëzuar të gjitha masat, por nga ana tjetër do të jemi shumë të kujdesshëm që të mos i dëmtojmë ekonominë dhe sektorin real.”, - theksoi guvernatori i Bankës Qendrore, Trajko Sllaveski.
 
Edhe pse vendi nuk mund të mbetet i izoluar nga ndryshimet globale, veçanërisht nga kriza energjetike, e cila është sfidë serioze për politikbërësit ekonomikë, Qeveria është në koordinim me Bankën Popullore për të mbajtur në kontroll inflacionin dhe për të sjellë masa.  
 
SANIJE DURAKU