Botë
Gjashtë të lënduar gjatë përleshjeve të "Paradës së krenarisë" në Kiev
06.06.2015 17:01
Gjashtë persona janë lënduar sot në Kiev gjatë përleshjeve mes policisë ukrainase dhe një grupi të pjesëtarëve të organizatës ekstreme nacionaliste...

Gjashtë persona janë lënduar sot në Kiev gjatë përleshjeve mes policisë ukrainase dhe një grupi të pjesëtarëve të organizatës ekstreme nacionaliste, të cilët janë përpjekur ta pengojnë mbajtjen e "Paradës së krenarisë" në kryeqytetin e Ukrainës.
Policia njoftoi se gjatë intervenimit policorë janë arrestuar 25 ekstremistë.
Kjo gej paradë e dytë në Kiev duhej të fillote në orën 10:40 sipas kohës lokale në brigjet e lumit Dnjepar, më larg nga qendra e kryeqytetit ukrainas. Por që prej fillimit të parakalimit në afërsi të atij vendi u mblodhën një grup i nacionalistëve ekstrem me qëllim që ta pengojnë mbajtjen e paradës.
Gjatë incidentit janë lënduar pesë policë dhe një ekstremist. Policia informon se një nga policët e lënduar ka marrë lëndime të rënda.
Pas përfundimit të përleshjeve dhe shpërndarjes, "parada e krenarisë" megjithatë u mbajt nën sigurim të fuqishëm policorë, por zgjati vetëm 10 minuta./mia
