Maqedoni
USHT: 1446 apsolvent përfunduan studimet
06.06.2015 16:58
Me një ceremoni solemne 1446 apsolvent të USHT-ës në drejtime të ndryshme studimore, përfunduan studimet...

Në promovimin e absolventëve te vitit akademik 2014/2015 ishin të pranishëm rektorë universitetesh, ambasadorë të huaj, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, deputet të kuvendit të Kosovës dhe të Shqipëris, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencë, Abdulaqim Ademi.
“Fakti që këtë vit ka 1446 apsolvent tregon se ky universitet është ndër më të suksesshmit në vend. Dua të shpreh kënaqësin time që mar pjes në këtë ceromoni me këto njerës të ri dhe të suksesshëm. Para jush është një periudh e re e jetës me marjen e diplomës në duar ju do të keni mundësi të punoni atë që ju dëshironi atë që ju keni zgjedhur të jetë profesioni juaj“, shprehet ministri për Arsim dhe Shkencë Abdulaqim Ademi.
Kjo paraqet kurorëzimin me sukses të punës së USHT-së deklaroi me këtë rast Rektori Vullnet Ameti.
“Dita e sotme është e vecant për instutcionin ton sepse ne të gjith së bashku studentët,profesort dhe ju të nderuar prindër e kururzojm me sukses të plot përfundimin e studimeve të 1446 apsolventëve edhe atë në lëmin e mjeksis ,inxheneris,historis,petagogjid,psikologjis ekonomis,gjuhës dhe letërsis dhe shum të profileve tjera këta të rrij nga Ori,Struga ,Dibra nga Manastiri ,Prilepi e Kërcova nga Gostivari ,Tetova Shkupi e Kumanova ,Shqipëria,Kosova dhe Lugina e Preshevës”, shprehet Rektor i USHT-ës, Prof.dr.Vullnet Ameti.
Ceremonia e promovimit të absolventëve të USHT-së, përfundoi me hedhjen e kapelave nga ana e apsolventëve dhe me një program artistik të përgatitur nga Prof.Selami Kolonja dhe Prof.Bajramali Idrizi, si dhe studentja e këti Universiteti Elita Ziberi.
VISAR SADIKI
