Maqedoni

Seancë e Komisionit Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet

25.03.2026 09:20

Në rendin e ditës është Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik...

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet sot do të mbajë seancë, në rendin e ditës të së cilës është Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik.
 
Ky institucion, një nga organet më të rëndësishme për transparencën dhe demokracinë, nuk funksionon që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar, pasi asaj kohe i përfundoi mandati ish-drejtoreshës Plamenka Bojçeva.
 
Komisioni për zgjedhje dhe emërime në janar të këtij viti anuloi një shpalljen për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë, pasi në konkurs u paraqitën vetëm dy kandidatë, të cilët nuk dorëzuan dokumentacion të plotë.