Maqedoni
Ngrihet aktakuzë për vjedhje të rëndë të kabllove në “Hekuranën” në Shkup
25.03.2026 09:45
Të akuzuarit kanë vjedhur lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh...

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas zhvillimit të procedurës hetimore, ka ngritur aktakuzë kundër tre bashkëkryerësve për veprën penale – vjedhje e rëndë, sipas nenit 236 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Në ditët e para të marsit të këtij viti, nga rrethi i fabrikës “Hekurana” në Shkup, të akuzuarit kanë vjedhur lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, pronë e një personi juridik nga Kavadari. Gjatë vjedhjes është dëmtuar edhe një kabllo që ishte pjesë e instalimit publik elektrik, me vlerë rreth 800.000 denarë.
Pasi i kanë ngarkuar kabllot në një automjet dhe janë përpjekur t’i nxjerrin nga rrethi i fabrikës, të akuzuarit janë zbuluar dhe janë privuar nga liria.
Me aktakuzën, prokurori publik i ka propozuar gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit për njërin nga të akuzuarit, ndërsa për dy të tjerët mbeten në fuqi masat e kujdesit.
