Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova sot do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik në Zagreb

25.03.2026 10:10

Siljanovska-Davkova sot do të mbajë një ligjëratë në Fakultetin Juridik në Zagreb....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, sot do të mbajë një ligjëratë në Fakultetin Juridik në Zagreb.
 
Dje në Zagreb, presidentja u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti kroat Zoran Milanoviç, pas çka u takua edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviç.
 
Gjatë qëndrimit, ajo do të zhvillojë takim me dekanin, prof. dr. Ivan Kopriç. Ligjërata do të mbahet në gjuhën kroate dhe do të përfshijë interaksion me studentët përmes pyetjeve, ndërsa moderatore do të jetë prodekania për shkencë, prof. dr. Elizabeta Iviçeviç Karas.
 
Në kuadër të vizitës, Siljanovska-Davkova vendosi kurora lulesh te Monumenti i Atdheut dhe te busti përkujtimor i Blazhe Koneski në parkun Bundek, duke theksuar se është nder për të që ka shprehur respekt për filologun dhe poetin e shquar maqedonas, si dhe presidentin e parë të MANU-së, duke vlerësuar rëndësinë e tij të përhershme dhe universale.