Botë

Estonia në gatishmëri të lartë, droni rus godet një termocentral në vend

25.03.2026 11:53

Estonia është në gatishmëri të lartë pas raportimeve se një dron rus sulmoi një oxhak të një termocentrali në vend...

Estonia është në gatishmëri të lartë pas raportimeve se një dron rus sulmoi një oxhak të një termocentrali në vend. Qeveria estoneze do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme këtë mëngjes për të diskutuar sigurinë kombëtare pas kësaj ngjarjeje.
 
Kompania e energjisë elektrike “Enefit Power” thotë se nuk ka pasur dëme në termocentral dhe se incidenti nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në sistemin e energjisë elektrike të Estonisë. Sipas raportimeve, droni nuk kishte në shënjestër Estoninë, por përfundoi duke goditur termocentralin. Nga kjo ngjarje nuk u raportuan të lënduar dhe gjithashtu sipas autoriteteve sistemi energjetik i Estonisë nuk u dëmtua. Një dron gjithashtu u raportua edhe në hapësirën ajrore të Letonisë një natë më parë, thanë autoritetet e vendore.