Maqedoni
Tërmet i ndjerë në Shkup
25.03.2026 12:55
Një tërmet me magnitudë 2,7 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në afërsi të Shkupit....

Një tërmet me magnitudë 2,7 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në afërsi të Shkupit.
Sipas informacioneve fillestare, lëkundja ka ndodhur në orën 12:05 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 14 kilometra në lindje të kryeqytetit. Thellësia e tërmetit ka qenë rreth 6 kilometra.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa qytetarët në disa pjesë të Shkupit e kanë ndjerë si një lëkundje të lehtë.
