Maqedoni

Lufta në Lindjen e Mesme, Mickoski: Gjendja e sigurisë është absolutisht nën kontroll

25.03.2026 15:10

Pavarësisht ngjarjeve në Lindjen e Mesme, gjendja e sigurisë në vend është stabile, theksoi kryeministri Mickoski....

Pavarësisht ngjarjeve në Lindjen e Mesme, gjendja e sigurisë në vend është stabile, theksoi kryeministri Mickoski.
 
"Gjendja e sigurisë është stabile, pa pasur lëkundje të caktuara, e kemi absolutisht nën kontroll gjendjene sigurisë. Kuptohet sfida ka dhe do të ketë, kjo është materie e gjallë dhe dinamike, por ne jemi këtu që ta përcjellim dhe të reagojmë nëse ka nevojë për këtë.", - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
 
Ekspertët: Situata në Maqedoni nuk është aq e rrezikuar
 
Se gjendja e sigurisë është stabile është vlerësuar edhe nga diskutimi në një debat në Shkup, ku në të njëjtën tavolinë u ulën përfaqësues të institucioneve, sektorit të sigurisë, komunitetit akademik dhe organizatave qytetare.
 
“Situatën e vlerësoj definitivisht si të qetë, megjithatë Maqedonia përballet me sfida që burojnë nga krizat e luftës.”, - theksoi ekspertja e Gjeopolitikës, Nela Jakshiq.
 
Fokusi kryesor i debatit ishin konfliktet globale të cilat sjellin rreziqe për sigurinë, rrezik nga radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm. 
 
“Në Maqedoni ka disa lloje të ekstremizmit: ekziston ai fetar, kemi atë bazuar mbi ideologji, kemi edhe mbi bazë etno-nacionale, radikalizëm. Etno-nacionalizmin e nxisin partitë politike, veçanërisht kur janë në opozitë, për të siguruar disa pikë politike. Përveç kësaj, ekziston një lloj i ri ekstremizmi, ai është radikalizmi institucional, ku formohen grupe kudo në Evropë dhe ka reflektime edhe tek ne. Në këtë rast nuk është e rëndësishme se kush është në pushtet; janë kundër qeverisë dhe kundër masave, por situata në Maqedoni nuk është aq e rrezikuar.”, - u shpreh koordinatori kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Pavle Trajanov.
 
Edhe pse gjendja është stabile, trazirat në botë sjellin pasoja negative edhe tek ne, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre, pritet që kryesisht ekonomia të ndikojë nga luftërat aktuale dhe për këtë parashikohen inflacione të mëdha.
 
ARMEND MURSELI