Maqedoni

Kumanovë, Dita e hapur “Dita e doganave të Maqedonisë”

25.03.2026 15:13

Sot në Kumanovë për herë të parë u mbajt “Dita e hapur me drejtorinë e doganave”...

Me rastin e 14 Prillit, Ditës së Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, sot në Kumanovë për herë të parë u mbajt  “Dita e hapur me drejtorinë e doganave”, me qëllim të sjelljes së punëve të doganave më afër qytetarëve e veçanërisht të rinjve.
 
Së bashku me Shefin Razmovski dhe ekipet mobile prezantuam punën operative, pajisjet dhe detyrat e përditshme që kryhen 24 orë në ditë. Qëllimi ynë është që ju ta kuptoni qartë rolin që kemi në shoqëri, ka njoftuar drejtori i Doganave, Boban Nikollovski.
 
“Sot është eventi ynë i parë. Po fillojmë nga Kumanova, duam ta sjellim punën operative të doganierëve tanë më afër të rinjve, veçanërisht në Kumanovë, ata që janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë. Shërbimet tona operative, departamenti operativ, i njohur si dogana mobile, janë këtu së bashku me shefin dhe disa nga kolegët të cilët do t'u prezantojnë qytetarëve punën e tyre të përditshme nga ana operative me qentë K9, me skanerët që kemi për dërgesa të vogla dhe skanerin për automjete të mëdha mallrash, dhe kështu do t'u tregojmë të rinjve në vend se çfarë bën Administrata Doganore çdo ditë, 24 orë në ditë.”, - deklaroi drejtori i Doganave të Maqedonisë, Boban Nikollovski.
         
Me ngjarje të këtilla dhe me përpjekjet e vazhdueshme që investojmë, dua t'i bëj qytetarët partnerë të vërtetë në procedurën doganore dhe gradualisht, por me siguri, të ndryshojnë mënyrën e të menduarit se Dogana është partner, jo pengesë, dhe këtë do ta bëjmë bazuar në rezultate reale të matshme dhe të dukshme, theksoi Nikollovski.
 
FATLUM AQIFI