Maqedoni
Siljanovska Davkova nga Zagrebi: Jo standarde të dyfishta drejt BE-së
25.03.2026 15:26
Siljanovska Davkova sërish me qëndrim se për procesin eurontegrues kërkohen standarde të dyfishta..

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sërish me qëndrim se për procesin eurontegrues kërkohen standarde të dyfishta, duke krahasuar kështu konkluzat që vijnë për vendet aspirante nga rajoni. Në ligjëratën para studentëve të Kroacisë shton se aktualisht të fortit shfrytëzojnë fuqinë, ndërkaq shtetet e dobëta duhet të bëjnë detyrimisht atë që ju kërkohet. Në raport me marrëveshjet dypalëshe me fqinjët, potencon nevojën për zbatimin e dyanshëm të tyre.
“Nëse i lexoni konkluzat për Shqipërinë, Malin e Zi dhe për ne, do ta shihni dallimin. Konkluzat janë zakonisht të përgjithshme, por për ne shkruan: implementimi i Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë. Nuk është problem implementimi, por marrëveshja është dokument dypalësh. Çka ndodh me palën tjetër? Jetojmë në kohën kur të fuqishmit bëjnë atë që munden, ndërkaq të dobëtit, atë që e kanë të patjetërsueshme.”, - deklaroi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Sipas shefes së shtetit, integrimi nuk është më vetëm çështje politike dhe ekonomike, por edhe sigurie.
“Tani ne presim. Për atë them “Duke pritur Godonë”. Nuk e di cila është arsyeja, por tani, çka është më e rëndësishmja? Paqartësi në botë. Nuk flasim për zgjerimin e Bashkimit Evropian, flasim për sigurinë në BE. Ndoshta sërish do të presim migrantë, ndërkaq, porta është këtu, Greqia, më pas ne. Pse mos të na lejohet edhe neve? Kemi empati ndaj Ukrainës dhe Moldavisë, por pse edhe neve mos të na lejohen bisedime teknike.”, - theksoi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Një ditë më parë, në takim me homologun e saj kroat Milanoviq, Siljanovska Davkova me qëndrim se rrugëtimi ynë drejt Unionit ngjason në maratonë që s’ka baza në të drejtën evropiane. Sipas saj, procesi duhet të udhëhiqet vetëm duke u mbështetur në kushtet e Kopenhagës.
NERMIN MULAKI FEJAZULLAHU
