Maqedoni
Analistët: Pa Zaevin nuk ka zgjidhje për krizën politike
06.06.2015 17:55
Me anë të një telefonate EuroKomisari Johanes Han, duket se ka bindur liderin e LSDM-së Zoran Zaev, që me 10 qershorë megjithate të udhëtojë drejt Brukselit...

Me anë të një telefonate EuroKomisari Johanes Han, duket se ka bindur liderin e LSDM-së Zoran Zaev, që me 10 qershorë megjithate të udhëtojë drejt Brukselit, ku pritet të finalizohet marrveshja për dalje nga kriza politike në vend. Bisedën HAN-ZAEV e kanë konfirmuar me anë të komunikatave edhe Komisioni Europjan edhe LSDM.
Njëherit Komisioni edhe zyrtarisht ka ftuar katërshen e liderëve Gruevski, Ahmeti, Zaev dhe Thaçi, për takimin e 10 qershoprit në Bruksel. Nga LSDM kanë njoftuar se më 10 qershor Zaev pritet të udhëtoj për në Bruksel pasi komisari e ka siguruar kryetarin e opozitës se do të bisedohet për qeveri teknike.
“Me rëndësi të veçantë është që Komisioni Evropian pohoi se me 10 qershor në Bruksel do të merret vendim për organizimin e një Qeverie e cila do t’i përgatitë zgjedhjet. Qëndrimet e tilla të eurokomesarit Han dhe Komisionit Evropian hapin mundësinë për mbajtjen e një takimi të paraparë për 10 qershor në Bruksel”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Ndërkohë analisti politik Albert Musliu, vlerëson se pa pjesëmarjen e Zaevit në bisedime, nuk mund të pritet ndonjë vendim përfundimtarë për krizënb politike.
Pritej që në Bruksel të përcaktohet formati i qeverisë së ardhshme e cila do të anagzhohej në përmbushjen e pikave të nevojshme për realizimin e zgjedhjeve deri në prill të 2016-ës.
“Pas deklaratës të zotit Zaev edhe shqetësimin të cilin ai e paraqiti lidhur me deklaratat e zotit Hahn situata gjithsesi se do të komplikohet ngase disa paragjykime sipas zotit Zaev u prezantuan në prezantimin publik të zotit Hahn ku prej në start disa qëndrime me LSDM-në minimizoheshin ajo është lidhur me procesin zgjedhor që në ndonjë formë e paragjykon edhe rezultatin e takimit në Bruksel. Kjo gjithsesi e komplikon situatën dhe besoj se edhe niveli i ndërhyrjes të partnerëve tonë ndërkombëtarë ka mundësi që të rritet në nivel më të lartë”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
Por analisti Musliu është i mendimit se faktori ndërkombëtarë nuk do heq dorë nga angazhimi i saj që deri të mërkurën të ulë në tryezë të përbashkët të gjithë liderët e përfshirë në bisedime.
Paralajmërimi për mos pjesëmarrje të liderit të LSDM-së Zoran Zaev në takimin e së mërkurës në Bruksel me eurokomisionerin Hahn, erdhi pas deklarimit të Hahn në Uashington se OSBE ka pasur kryesisht raporte pozitive për ciklet e fundit zgjedhore në Maqedoni.
Por sipas liderit të LSDM-së Zaev as OSBE e as BE deri më tani nuk kanë konstatuar se raporti për zgjedhjet në Maqedoni është pozitiv.
Zaev ka thënë se qëndrimi i tillë i euro-komisarit është tendencioz, pasi bisedat e përgjuara konfirmojnë se proceset e fundit zgjedhore kanë qenë të manipuluara.
ERSAN PAJAZITI
