Rajon

Haxhiu: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje

25.03.2026 16:09

Haxhiu vlerëson se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme....

Në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, vlerëson se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ajo njëherësh kërkon konsensus politik për zgjedhjen e presidentit.
 
“Siç e dini, afatin që Gjykata e ka dhënë me masën e përkohshme është 31 marsi. Uroj që sa më parë të kemi një vendim në raport me dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që ky vendim të dalë, natyrisht që është e rëndësishme që ta shohim atë, ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë. Unë si kryetare e Kuvendit do të bëj gjithçka çka është në dorën time dhe nën përgjegjësitë e mia si kryetare e Kuvendit, që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.", - deklaroi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
 
Për dallim nga kryeparlamentarja Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët vlerësojnë se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë vlerësuar se dekreti i presidentes Osmani është në përputhje me Kushtetutën dhe Kosova duhet të shkojë në zgjedhje.
 
GYLTENE SINANI