Maqedoni

Testimi ekstern: Të konsultohet katedra e albanologjise per gabimet gjuhesore

06.06.2015 18:02

Edhe sivjet testimi eksern po has në gabime të shumta gjuhësore dhe përmbajtësore...

Profesorët universitar thonë se këto anomali ndikojnë dukshëm në rezultatin e fituar nga testimi. Profesori Universitar Asllan Hamiti, ndërkohë për TVM2 thotë se institucionet që realizojnë testimin duhet të jenë shumë të kujdesshme në përpilimin e pyetjeve në mënyrë që të pasqyrojnë gjendjen faktike dhe vlerësimi të jetë real.
 
“Të gjithë ne duhet të jemi më të vëmendshëm dhe më të kujdeshsëm për mënyrën se si punojmë. Ne duhet të ndërtojmë një ardhmëri ashtu siç duhet për sai përket teksteve shkollore pyetjeve të testit ekstern patjetër se duhet të kemi tolerancë, mirkuptim dhe ti tejkalojm barierat nacionale”, shprehet profesori universitar Asllan Hamiti.
 
Sipas Hamitit, Katedra për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë universitetit Kirili dhe Metodi, nuk është konsultuar për gabimet gjuhësore, dhe kjo praktike duhet të pësojë ndryshim.
 
“Kemi pasur herë pas here njerëz të katedrës sonë në hartimin e testeve por institucioni nuk është konsultuar. Më kujtohet një rast i vecantë kur eerdhi një përfaqësues i MASH dhe Byrosë dhe kërkoi që të angazhojë 56 studentë në redaktimin e teksteve. Studentët duke marrë parasysh nivelin e tyre nuk janë në gjendje që në mënyrë profesionale të kryejnë punët dhe në këtë kontekst institucionet profesionale me përgjegjësi të merren me këto punë dhe të eliminohen këto gabime”, shtoi me tej Hamiti. 
 
Gabimet gjuhësore nuk do përsëriten vetëm nëse institucionet përkatëse konsultohen dhe me përgjegësi kryejnë detyrën e tyre vlerësojnë nga kjo katedër.
 
FLUTURA LATIFI