Maqedoni
Gjykata Penale, Artan Grubit i zgjatet arresti shtëpiak
24.03.2026 20:37
Gjykata Penale ka zgjatur arrestin shtëpiak të Artan Grubit...

Gjykata Penale ka zgjatur arrestin shtëpiak të Artan Grubit edhe për 30 ditë të tjera.
Propozimi i Prokurorisë është pranuar. Masa e mbikëqyrjes 24-orëshe e zbatuar nga Ministria e Brendshme mbetet.
Ish-zëvendëskryeministri u arrestua muajin e kaluar pasi u paraqit në pikën kufitare të Bllacës.
Ai dyshohet për përvetësim të 8 milionë eurove në rastin e Lotarisë Shtetërore.
