Maqedoni
Lufta në Lindjen e Mesme, Tramp: Frikohen t’i pranojnë bisedimet
26.03.2026 12:20
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Leavit...

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Leavit, pohoi se presidenti Tramp ka qenë i angazhuar gjatë tre ditëve të fundit në “biseda produktive” me Iranin, pavarësisht se Republika Islamike në mënyrë të përsëritur e ka mohuar të ketë pasur negociata mes palëve.
Donald Tramp ka vazhduar të këmbëngulë se Irani “po negocion”, por sipas tij, regjimi ka frikë ta pranojë hapur një gjë të tillë. “Ata mohojnë, sepse kanë frikë se do të vriten nga populli i tyre”, u shpreh ai dhe më pas shtoi: “Po kështu, kanë gjithashtu frikë se do të vriten nga ne”. Kontradiktore kanë qenë edhe raportet rreth propozimeve për ndalimin e konfliktit.
Të mërkurën, u raportua se Irani kishte marrë një plan 15-pikësh nga ShBA-ja për të arritur një armëpushim. Nga ana e tij, një “zyrtar i lartë iranian i sigurisë tha se ata kishin pesë kushte për të ndaluar luftën, duke përfshirë pagesën e “dëmeve dhe reparacioneve të luftës” dhe përfundimin e saj në të gjitha frontet. Ndërkohë, luftimet vazhdojnë, me goditjen e një centrali elektrik izaelit nga një sulmi të raportuar me raketë iraniane, ndërsa sirena alarmi janë dëgjuar vazhdimisht në Teheran.
