Botë

Ukrainë: Vritet një ushtarë, 10 të plagosur

06.06.2015 18:08

Ushtria në Ukrainë ka bërë të ditur se një ushtar I sajë është vrarë dhe 10 janë plagosur si pasojë e luftimeve në lindje të vendit, ndërmjet forcave qevetiare dhe separatistëve pro-rusë...

Zëdhënësi i ushtrisë Andriy Lysenko tha se separatiste që kontrollojnë Donetskun kanë gjuajtur me armë të rënda dhe artilerie gjatë natës.
 
Të dyja palët akuzojnë njëra -tjetrën për përdorimit të armëve të rënda, të ndaluara sipas marrëveshjes së arritur katër muaj me parë për armëpushim.
 
Separatistëve thonë se forcat e Ukrainës kanë bombarduar Donetskun gjatë natës me artileri.
 
Më 5 qershor, grup i monitoruesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë  ka thënë se situata e sigurisë në Ukrainën lindore është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit.