Maqedoni
Maksuti skeptik për kërkesat e shqiptarëve fitorja më e madhe, kthimi i demokracisë
06.06.2015 18:13
Pavarësisht, njoftimit të kreut të opozitës Zoran Zaev se nuk do të merr pjesë në takimin e 10 qershorit në Bruksel, BE prêt që takimi sërish të mbahet...

Por, a do të inkorporohen edhe kërkesat e shqiptarëve në këtë marrëveshje politike të finalizuar në Bruksel?!
Profesori universitar Mersin Maksuti është skeptik që një gjë e tillë mund të arrihet, për faktin që përfaqësuesit politik të shqiptarëve, përkatësisht BDI si pjesëmarrëse në pushtet dhe PDSh si mbështetëse e qeverisë nuk e kanë bërë një gjë të tillë gjatë qeverisjes me Gruevskin.
“Meqë nuk e kanë problematizuar, meqë nuk e kanë thirrë faktorin ndërkombëtar të ndërmjetësojë në avansimin dhe në implementimin e plotë të MO-së dhe të gjitha të drejtave që kanë të bëjnë me shqiptarët,por aq më keq subjektet politike shqiptare, këtu i përfshi në një pako, si ajo në pushtet por edhe partia opozitare, kanë kontribuar në rritjen e forcimit të diktaturës së Gruevskit që e kemi sot në pushtet”, shprehet profesori universitar Mersin Maksuti.
Sipas Maksutit, përfitimi i shqiptarëve në këtë rast do të jetë veç rëzimi i qeverisë Gruevski dhe rikthimi I demokracisë në vend
“Në këto bisedime në Bruksel pres të bëhet betaja për fitimin e demokracisë. Fitorja do të kurorëzohet atëherë kur do të bjerë qeveria Gruevski. Dhe, pres formimin e qeverisë teknike ose një qeveri kalimtare, e cila vërtet do ta nxjerr vendin nga kriza, do ta çoj; vendin në zgjedhje të lira dhe demokratike, të përcaktuara për në prill të vitit 2016”, shprehet profesori universitar Mersin Maksuti.
Maksuti përjashton mundësinë që kjo qeveri të organizojë zgjedhjet e parakohëshme, por edhe mundësinë që Gruevski të drejtojë qeverinë kalimtare, pasi sipas tij kjo qeveri ka humbur legjitimitetin dhe besimin e qytetarëve dhe Gruevski nuk mund të kthejë demokracinë dhe funksionimin e shtetit juridik në Maqedoni.
SHPËTIM NUREDINI
