Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve Publikë, dështoi zgjedhja e shefit të Prokurorisë së Lartë
27.03.2026 14:09
Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk arriti të zgjedhë shefin e ri...

Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk arriti të zgjedhë shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pasi asnjë nga pesë kandidatët e paraqitur nuk mori numrin e nevojshëm të votave.
Në seancë u shqyrtuan kandidaturat e Fatime Fetait, Vladimir Milloshevskit, Artan Ajros dhe Jasmina Kostovska Zdravevskës, pasi kandidati i pestë, Aleksandar Markoski, tashmë ishte zgjedhur prokuror në Prokurorinë për Krim të Organizuar.
Në konkurs ishin paraqiture edhe Xhelal Bajrami dhe Trajçe Pelivanov dhe më pastaj i kishin tërhequr kandidaturat. Selimi nuk deshi të komentojë zërat për parregullsi në Prokurorinë e Lartë si mungesë e shefit të këtij institucioni.
“Është fakt se nuk u zgjodh prokurorë i lartë, tani Këshilli do të hapë konkurs të ri. Kjo prokurori funksion me ushtrues detyre, sipas ligjit është zgjedhur në dhjetor me mandat për gjashtë muaj dhe akoma ka mandat. Ngjarjet e mediave nuk i komentoj, ne jemi Këshill, lëndët që vinë me kërkesë për procedurë disiplinore ne i punojmë sipas ligjit.”, - deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Selimi.
Ndërkohë, në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë u zgjodhën katër prokurorë për krim të organizuar: Aleksandar Markoski, Ana Gogovska-Jakimovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitrovska nga Prokuroria e Shkupit, si dhe Engjëllushe Kadriu-Lleshi, për të cilën ky është mandati i tretë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
FLORIJE KAMBERI
