Maqedoni

Kriza globale sfidon investitorët në RMV, kompani të huaja kërkojnë parashikueshmëri

27.03.2026 15:57

Investitorët e huaj në vend deri tani nuk kanë pasur ulje drastike të porosive...

Investitorët e huaj në vend deri tani nuk kanë pasur ulje drastike të porosive, për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme, edhe pse ata tregojnë se problemi nuk është vetëm çmimi i karburanteve, por ekzistojnë rreziqe nga aspekte të ndryshme, të cilat mund të reflektohen si mungesë karburanti, keroseni, alumin.
 
Siç thonë nga Këshilli i Investitorëve të Huaj, kriza prek të gjithë, pa marrë parasysh se ku ndodhen, por ajo që duhet bërë është të shfrytëzohet momenti dhe të gjenden mundësi për të qenë më konkurrues se kompanitë motra.
 
“Ky është një problem global. Nuk ka rëndësi nëse jemi të vendosur në Maqedoni ose nëse konkurrenti ynë ndodhet në ndonjë shtet tjetër, kështu që rritja e kostove për energjenset, materialet petrokimike ose materialet e tjera do të reflektohen në të njëjtën mënyrë. Kjo do të thotë se industria do të goditet globalisht dhe ulja e mundshme e kërkesës do të ndikojë kudo, pastaj, ndoshta ne mund të gjejmë mënyrën për të krijuar një mundësi që të jemi më konkurrues se kompanitë tona motra në Evropë, duke bërë që ulja në Maqedoni të jetë më e vogël se në ndonjë vend tjetër alternativ.”, - deklaroi kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Viktor Mizo. 
 
Qeveria me kohë po i ndjek zhvillimet me çmimin e naftës dhe paralajmëron ulje të akcizës, nëse vazhdon rritja e çmimit edhe gjatë kohës sa është aktive masa për ulje të TVSh-së. 
 
“Masë e ardhshme pas këtyre dy javëve, nëse vazhdon rritja e bursave do të jetë ulja e akcizës dhe normalisht ulja e marzhit, gjegjësisht çmimi i magazinimit, shpenzimet e transportit. Kjo do të ishte hap i rradhës.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Investitorët e huaj kanë dakordësuar me Qeverinë harmonizimin e tarifave doganore nga 1 qershori. Presin parashikueshmëri më të madhe ekonomike, ulje të korrupsionit, si dhe trajtim të barabartë për të gjitha kompanitë e huaja. 
 
ERSAN PAJAZITI