Maqedoni
Sonte fillon llogaritja verore e kohës, akrepat e orës lëvizin një orë përpara
28.03.2026 11:11
Maqedonia e Veriut kalon në orën verore...

Akrepat e orës në orën 2 pas mesnate do të zhvendosen një orë përpara dhe koha do të llogaritet si ora 3.
Me këtë fillon llogaritja verore e kohës, e cila do të zgjasë deri më 25 tetor në orën 3 pas mesnate, kur akrepat do të kthehen një orë prapa.
Ndryshimi i orës tek ne, si dhe në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit: fundjavën e fundit të marsit kur fillon ora verore dhe fundjavën e fundit të tetorit kur fillon ora dimërore.
