Maqedoni

Vritet një burrë në Ohër, arrestohet një banor nga Brvenica i dyshuar për krimin

28.03.2026 11:28

53-vjeçari është arrestuar pas një fletarresti qendror të shpallur më herët nga SPB Ohër....

Policia e Tetovës ka arrestuar një banor të fshatit Brvenicë, i dyshuar për vrasjen e një 76-vjeçari nga Ohër, trupi i pajetë i të cilit u gjet në shtëpinë e tij.
 
53-vjeçari është arrestuar pas një fletarresti qendror të shpallur më herët nga Sektori për Punë të Brendshme Ohër.
 
Sipas detajeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje rreth orës 08:00 në polici në Ohër është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Nada Fileva” në qytet është gjetur një person pa shenja jete.
 
Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj banorit nga Brvenica, i dyshuar për vrasjen, do të parashtrohet kallëzim penal.