Maqedoni
“Marshi i engjëjve” në Koçan
28.03.2026 11:53
Sot në orën 16:05 në Koçan është paralajmëruar “Marshi i 39-të i engjëjve”...

Sot në orën 16:05 në Koçan është paralajmëruar “Marshi i 39-të i engjëjve”. Rruga tashmë e njohur, nis nga Parku i Revolucionit.
Nga Shoqata e qytetarëve “16 mars 2025” theksojnë se çdo hap është një zë për ata që nuk janë më, por që mbeten përgjithmonë me ne. Ata thonë se kjo është një betejë për të vërtetën, për drejtësinë dhe që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë.
Edhe sot në marsh parashtrohen të njëjtat kërkesa – zbardhje e plotë e rastit dhe përgjegjësi për dështimet sistemore që lejuan funksionimin e diskotekës në kundërshtim me standardet e sigurisë. Tragjedia në “Puls” në Koçan mbetet një mesazh i fortë për nevojën e zbatimit të rreptë të standardeve të sigurisë në objektet publike dhe për veprim të përgjegjshëm nga institucionet, theksojnë nga Shoqata.
