Maqedoni
RMV dhe SHBA në Uashington, më 7 prill do të zhvillojnë dialog strategjik
28.03.2026 13:13
Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja më 7 prill në Uashington do të mbajnë një sesion të dialogut strategjik...

Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja më 7 prill në Uashington do të mbajnë një sesion të dialogut strategjik, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Ai tha se delegacionin nga RVM do ta udhëheqë personalisht, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe ministrat e punëve të brendshme, mbrojtjes, transformimit digjital dhe energjetikës. Njoftimi vjen në një periudhë të kontakteve të intensifikuara mes Shkupit dhe Uashingtonit.
Në shkurt, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një kornizë marrëveshjeje për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar, duke vlerësuar se kjo duhet të thellojë marrëdhëniet ekonomike dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
