Maqedoni
Anketa, Mickoski: Kryesimi, paraqet motiv për punë
28.03.2026 13:37
Mickoski kryeson anketën e zhvilluar në javorin e parë të muajit mars nga portali MKD në bashkëpunim me agjencinë “Market Vizhën”....

Partia e kryeministrit Hristijan Mickoski kryeson anketën e zhvilluar në javorin e parë të muajit mars nga portali MKD në bashkëpunim me agjencinë “Market Vizhën”. Koalicioni VLEN renditet i dyti në pyetjen se për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet e ardhshme. Vijojnë LSDM, BDI dhe partitë e tjera.
Kryeministri Hristijan Mickoski në komentin e tij theksoi se Qeveria po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të dhënë rezultate, pavarësisht, siç thotë ai, situatës katastrofike të trashëguar nga qeveria e mëparshme. Ai shtoi se shifrat e sondazheve nënkuptojnë motivim shtesë për të punuar, edhe pse opozita po dërgon mesazhe të gabuara dhe fyese. Mickoski mohon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Si VMRO-DPMNE dhe si qeveri, po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ofruar, dhe unë personalisht, sa më shumë që të jetë e mundur. Fatkeqësisht, situata që trashëguam nga qeveria e mëparshme është e tmerrshme, katastrofike. Gabimet që janë grumbulluar gjatë dekadave dhe politikat e gabuara që kanë pasur një efekt negativ në vend janë të mëdha. Fatkeqësisht, si rezultat i këtyre politikave të gabuara, burimet janë shumë të pakta. Dhe ne punojmë në bazë të prioritete.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
LSDM ironizon rezultatet, i krahason me çmimet
Nga LSDM kanë ironizuar anketën duke thënë se rejtingu i VMRO-së rritet në kohën kur çmimi i karburanteve dhe produkteve bazë kanë prekur tavanin. Ata aludojnë se sondazhi matës është bërë nga VMRO – DPMNE.
“Kur çmimi i specit në tregje u rrit në 300 denarë – vlerësimi i Hristijan Mickoskit u rrit në 25.2%.
Kur çmimi i vezëve u rrit në 300 denarë – VMRO menjëherë i’u rrit vlerësimi në 24%.
Kur dizeli u rrit për herë të tretë në 95.5 denarë – rejtingu i koalicionit E DI që u rrit me 100%.
Qytetarët e vlerësojnë pozitivisht dhe besojnë se të gjitha çmimet janë të ulëta”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga LSDM kanë thumbuar partinë e Mickoskit se qytetarët mbështesin edhe personat favorit të partisë sikurse Haris Gjinoviq, Artan Grubi, Katica Janeva, Boki 13 dhe Bashanoviq.
MERAL ISMAILI
